Stefanoviç: Thaçi po e zbaton marrëveshjen siç i intereson
Borislav Stefanoviç

Shefi i delegacionit serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanoviç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel ashtu siç u intereson.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pas zbatimit të marrëveshjes për dërgimin e doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitareveri të Kosovës në kufi me Serbinë.

Stefanoviç duke komentuar para gazetarëve në komunën në veri deklaroi se

"Marrëveshja ka tri fjali - bazohet vetëm në vula dhe në dokumentet përcjellëse", bëri me dije kryenegociatori serb, para gazetareve në komunën e Leposaviçit duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendkalimet kufitare.

Sipas Stefanoviç, Prishtina nuk e ka dashur një gjë të tillë. Ai tha se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, por sipas tij jo me doganierët kosovarë në veri. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2011, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori