Raste të reja me koronavirus te gjigandët e La Ligas

Valencia ka zbuluar se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve të bëra para fillimit të stërvitjeve.

Skuadra e La Ligas ka njoftuar se lojtari dhe kontaktet e ngushta janë izoluar derisa pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdoj me stërvitjet.

Ky është njoftimi i klubit:

“Në testet e fundit të COVID-19 të kryera, një rast pozitiv është zbuluar në një prej futbollistëve, i cili po bënte stërvitje paraprake me ekipin e parë dhe, si pasojë, është izoluar në shtëpi, si dhe kontaktet e tij të ngushta. Sipas kritereve të protokolleve të rrepta të LaLigës dhe vetë klubit, skuadra e parë vazhdon planin e saj të stërvitjes dhe ndeshjet miqësore të planifikuara për ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Valencias.


Shtuar 26.08.2020 08:19