“Si ka mundësi që jam kaq e bukur?”, fansat i sulen ashpër Rudinës

Çifti i shumëpërfolur në media Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në qytetin e bukur të Korçës.

Ata duket se kanë zgjedhur që këtë periudhë ta shfrytëzojnë për t’u relaksuar, pasi dhe pak ditë fillon sezoni i ri televiz dhe Rudina do të rikthehet në ekran.

Ndërkohë, ka qenë kjo e fundit që ka publikuar foto të ndryshme nga Korça, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë njëra ku moderatorja dhe Marku shfaqet në një bar kafe te Pazari i qytetit.

“Une çdo mengjes ,kam te njejten pyetje: Mark si ka mundesi jam kaq e bukur?! Kush e gjen si pergjigjet ai?!”, ka shkruar Rudina krahas postimit duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, kryesisht nga gjinia femërore.

“Lëre atë të të komplimentojë, mos komplimento veten”, ka shkruar njëra prej tyre.


Shtuar 5.09.2020 09:37