Kastro Zizo hap zemrën: Alkooli po më shkatërronte, e lashë prej fëmijës

Kastro Zizo pak kohë më parë u bë baba për herë të tretë dhe ardhja në jetë e Dantes ishte një pikë kthese në jetën e tij.

Gjatë një interviste në “Wake Up”, Kastro Zizo tregoi se Dante solli një “revolucion” të brendshëm tek ai duke e bërë të reflektojë dhe të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit.

Ai u shpreh se alkooli po i shkatërronte jetën dhe marrëdhënien me njerëzit që donte.

“Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetëndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira.

Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare, gjithë jeta jonë është një harddisk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat,”- tha Kastro Zizo.


Shtuar 30.09.2020 12:25