Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka emëruar sot
Konsull Nderi të Republikës së Kosovës në
Lajpcig të Gjermanisë, Prof. Dr.
Stefan Troebst.
Vendimi i Ministrit Hoxhaj, për emërimin e
Troebst si
Konsull Nderi, është mirëpritur dhe pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
Emërimi i Dr.
Stefan Troebst në pozitën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në
Lajpcig, është një hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës.
Dr.
Stefan Troebst, është një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në
Lajpcig dhe në Gjermani si dhe një mik i madh i Kosovës.
Troebst gjithashtu është një nga njohësit më të mirë të Evropës Juglindore. Ai ka shkruar shumë artikuj dhe studime për Kosovën dhe vendet e rajonit, të cilat konsiderohen ndër studimet më gjithëpërfshirëse. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 17:43