Stavileci del jashtë lojë në luftën për të zaptuar KEK-un
Blerand Stavileci, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), aktualisht shef i kabinetit i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, nuk mund të vazhdojë garën më tutje për drejtor të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pasi që zyra ligjore e MZHE-se i ka kthyer përgjigjen zyrës Ligjorekryeministrit, ku i ka udhëzuar se me rastin e përzgjedhjes së drejtori të ri të KEK-ut duhet të respektohet në ligji për Ndërmarrjet Publike, e ku li ligj përjashton nga gara kandidatet që gjatë 36 muajve të fundit patra aplikimit kanë qenë të emëruar politik,raporton zeri.

Burime të besueshme, bëjnë të ditur se Zyra e kryeministrit sot gjatë ditës pritet ta dërgoj këtë interpretim ligjor të Bordi i drejtorëve të KEK-ut dhe me pas këta të fundit të vazhdohet me procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të ri nga kandidatët tjerë në garë të cilët i plotësojnë kriteret dhe janë në harmoni me ligjin.


Shtuar më 24/09/2018, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori