Statusi temë e bisedimeve Prishtinë-Beograd
Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se Beogradi do të bisedojë me të gjithë përfaqësuesit legjitim të Kosovës, duke përfshirë edhe Hashim Thaçin, por Serbia njëkohësisht dëshiron që sa më parë të hetohen pohimet nga raporti i Dick Martyt për tregtinë me organ gjatë luftës.

Në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti, Bogdanovic ka thënë se raporti i Dick Martyt mund të shtyjë formimin e qeverisë në Kosovë dhe të ndikojë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Bogdanovic ka thënë se është e domosdoshme që të hetohen të gjitha pohimet nga raporti i Dick Martyt, jo vetëm për shkak të bisedimeve Prishtinë-Beograd, por edhe për shkak të marrëdhënieve të ardhshme serbo-shqiptare.

Ai ka pohuar se pret që bisedimet Beograd-Prishtinë të fillojnë sa më parë dhe se statusi do të jetë temë e patejkalueshme.
Shtuar më 10/01/2011, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori