Çfarë gjesti! DiCaprio dhuron 10 milion dollarë për ushtrinë ukrainase, askush sa ai

Superylli i Hollivudit, Leonardo DiCaprio, më i njohur për rolin e tij në filmin hit “Titanic”, ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, ndërsa lufta midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon. Dhurimi ka synim të ndihmojë si në luftimet ashtu edhe në përpjekjet humanitare në vend. Lajmi u raportua fillimisht nga LiveJournal .

Aktori është me origjinë ukrainase. Gjyshja e tij, Elena Smirnova (1915-2008), jetonte në Odessa, qyteti port aktualisht nën sulmin e Marinës Ruse. Ajo dhe prindërit e saj u shpërngulën në Gjermani pas Revolucionit të Tetorit, ku u martua me Wilhelm Indenbirken, një gjerman. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjyshi dhe gjyshja e Leonardos arritën të largoheshin nga Gjermania naziste.

Një llogari bankare ukrainase është hapur për njerëzit në mbarë botën për të dhuruar. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po i bën thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, pasi pushtimi rus i Ukrainës e ka goditur kaq rëndë vendin.

Shuma e dhuruar nga DiCaprio është e madhja deri më tani. /albeu.com