Statusi i Kosovës nuk do të ridiskutohet
Pëlqej
Prishtina
Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery deklaroi se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk ka mundësi që statusi i Kosovës të ridiskutohet.

"Serbia mund të demonstrojë hidhërimin e vet, por nuk mund ta ndryshojë situatën”, ka thënë Montgomery.

Ndërkohë pritet që pas zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit në Kosovë, të rritet numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori