Status-quo në kufirin me Maqedoninë
Vendkalimi kufitar në Bllacë mes Maqedonisë dhe Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur për automjetet, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë taksat e vendosura nga Maqedonia.

Qytetarët që ecin në këmbë dhe në shi janë e verteta e pakontestueshme e asaj që citohet më sipër. Nëse shkon dhe viziton vendkalimet sheh qytetarë të shumtë, të moshave të ndryshme, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Studentë, gra rreth të 60-ve shprehen se vendimi për levizje të lirë çdo dy orë për 30 minuta nuk është respektuar.

“Prej mbrëmë në ora 7 nuk janë duke lëshuar, vetëm ndonjë rast urgjent ka kaluar, përndryshe asnjë veturë tjetër nuk ka kaluar, kurse vazhdon edhe pagesa e taksave. Unë i thash se është hequr, ai më tha, jo dhe pagova 10 euro“, thotë Zimer Zimeri shtetas i Kosovës.

Nga shoqata e transportuese Makamtrans thonë se kanë anuluar vendimin e një dite më parë për kalimin e kufirit me automjete nga 30 minuta në çdo dy orë, meqë nuk kanë dalë të sakta informacionet për normalizimin e situatës

Qeveria e Maqedonisë nuk ka dhënë asnjë koment për zhvillimet e fundit në Bllacë, por ka theksuar se po punohet intensivisht për normalizimin e gjendjes.

Reagim për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Maqedonisë ka patur nga kreu i BDI-së Ali Ahemti dhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori