Stankovic-Veliaj, bisedojnë për bashkëpunimin arsimor
Ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj është takuar me kryetarin e organit koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankovic. Takimi është përqendruar kryesisht në bashkëpunimin në fushën e arsimit.

“Veçanërisht kemi biseduar për bashkëpunimin lidhur me arsimin e shqiptarëve në jug të Serbisë, për arsye se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka propozuar, e Ministria e arsimit e Serbisë e ka pranuar, shfrytëzimin e 18 librave nga Shqipëria”,-tha Stankovic mbrëmë në Preshevë, pas takimit me zotin Veliaj.

Më tej, siç raporton agjencia Beta, Stankovic ka thënë se pala serbe ka shprehur interesim për avancimin e bashkëpunimit dhe eventualisht përdorimin e më tepër librave shkollorë nga Shqipëria, nëse përmbajtja e tyre kalon kontrollin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

Në bisedimet StankovicVeliaj në Preshevë, është diskutuar edhe për njehsimin e diplomave të universiteteve shqiptare në Serbi.

Gjatë vizitës në Preshevë, ministri Erion Veliaj, është takuar edhe me deputetin në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, dhe me liderët e tjerë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Raportohet se Stankoviq dhe Veliaj kanë diskutuar edhe për vizitën e ardhshme të kryeministrit Edi Rama, në Beograd. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2013, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori