Stamenkoviq zgjidhet nënkryetar i Kamenicës, Lista Serbe falenderon VV-në dhe AAK-në
Bojan Stamenkoviq nga Lista Serbë është zgjedhur nënkryetar i KomunësKamenicës.

Për këtë, partia serbe ka falënderuar përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosjen dhe AAK-në për vullnetin e shprehur për integrimin e serbëve.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kamenicës me 14 vota pro, 9 abstenime dhe tri vota kundër zyrtarisht është zgjedhur Bojan Stamenkoviq për nënkryetarkomunës për komunitete”, thuhet në mbishkrimin e një foto të postuar në Facebook.

Lista Serbe ka falënderuar pushtetin aktual që e përbëjnë VV dhe AAK në dëshirën politikë për integrimin e pakicave në pushtetin ekzekutiv të komunës.

Kryetar i Kamenicës është Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, kurse nënkryetar i parë është Faton Jakupi nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Ndryshe, Vetëvendosje deri më sot e kishte kritikuar koalicionin qeveritar që bashkë me Listën Serbe po e mban peng Kosovën, derisa me gjestin e sotëm u tregua shumë miqësore me partinë serbe.
Shtuar më 07/03/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori