Stafanoviç: Nuk na largoni nga veriu
Borislav Stefanoviç
Shefi i ekipit negociues serb për bisedime me Kosovën Borislav Stefanoviç, ka thënë se askush nuk mund t’i lëvizë ata nga veriu. Në një intervistë për “Blic” ai ka deklaruar se kriza ka përfunduar dhe se do hyjnë në dialog në Bruksel.

“Besoj se do t’ia dalim të zgjidhim problemin e vulave doganore edhe pse kjo është çështje krejtësisht e ndarë nga vendkalimet. Kjo është vija jonë e kuqe. Nuk mund të lejojmë që Prishtina të vendosë institucione në veri e as që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova” ka thënë për Stefanoviç. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2011, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori