Si mos më keq, Juve përsërit rezultatet e 60 viteve më parë

Juventusi i Massimiliano Allegrit, u ndal n 1-1 në shtëpi nga Milani dhe u detyrua përsëri të shtyjë takimin me fitoren e parë në kampionat, nuk e fillonte sezonin në një mënyrë kaq negative që nga sezoni 1961/1962, kur ekipi drejtohej në stol nga Julius Korostelev së pari dhe nga Carlo Parola më pas, e përfundonte Serie A në pozitën e dymbëdhjetë, larg kampionëve të Milanit të atëhershëm me Rocco në stol.

Vetëm dy pikë të grumbulluara nga Juve në këtë pjesë të parë të kampionatit, barazon rekordin negativ të sezoneve 1942/1943, 1955/56 dhe, saktësisht, 1961/62, kur katër javët e para nuk sollën asnjë fitore.

Nga John Carles dhe Omar Sivori tek Alvaro Morata dhe Paulo Dybala, historia po përsëritet dhe ajo që është më e keqe që konkurrentët e drejtpërdrejtë për kampionatin tashmë po krijojnë diferenca të mëdha: Interi dhe Milani janë 8 pikë larg, Napoli mund të largohet në +10 në rast të një suksesi sonte kundër Udineses.

Shumë po e krahasojnë këtë fillim sezoni me atë të 2015-16 ku thujase ishim në të njëjtat pozita, por nuk është kështu.

Ajo skuadër kishte brenda lider të vërtetë dhe lojtarë me shumë eksperiencë.

Kurse kjo është në ndërtim e sipër dhe ka shumë mangësi. Nisje shume e keqe që mund të përcaktojë fatet e sezonit. Kampionatit kurrë mos thuaj kurrë, por një rezultat pozitiv do të ishte edhe vendi i katërt apo një vend që të çon në Champions League.


Shtuar 20.09.2021 10:33

Tags: ,