Sqaron Mustafa: Nuk ka vendim për prishjen e koalicionit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se nuk ka asnjë vendim për prishjen e koalicionit apo mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Duke folur për mundësinë e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa tha se kjo mbetet në duart e deputetëve.

"Çështja e demarkacionit për dërgimin e projektligjit mbetet çështje e marrëveshjeve ndërmjet partnerëve.

Ne në momentin që do t'i kemi prezentë deputetët në Kuvend edhe ata të Listës Serbe, sigurisht, se do të procedohet me një marrëveshje paraprake me partnerin kryesor PDK-në.

Është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ata të vendosin pastaj, se a janë në gjendje që të marrin një vendim që t'i nxjerrin nga izolimi qytetarët e vendit, apo dëshirojnë që për kauza politike edhe për teke tjera t'i lënë qytetarët në izolim.

Më pas mbetet që çdo njeri ta marrë përgjegjësinë e vet për vendimin që e merr", ka sqaruar Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2017, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori