Sputnik: Kosova po kërkon të blejë avionë luftarakë nga SHBA-të (FOTO LAJM)

Helikopter "Blackhawk" prodhim i SHBA-ve
Pëlqej
Kosova po kërkon të blejë tanke, artileri, avionë luftarakë dhe drone nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ndërsa analisti Behlul Beqaj, gjatë një interviste për "Sputink" ka thënë se autoritetetet e Kosovës kërkojnë rritjen e artilerisë për shkak të armatosjes së Beogradit.

Sipas Sputnik, Beqaj ka thënë se "proceset që politikanët e të dyja shteteve i përmendin janë krejtësisht ndryshe nga realiteti. Ne jemi duke përsëritur gabimet tona të vjetra, në vend që të hapim bibloteka dhe salla koncertesh, mendojmë se si të blejmë më shumë armë".

Analisti Beqaj ka thënë se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk shkel dispozitat e Rezolutës 1244 e as marrëveshjen e Kumanovës, e cila përcakton NATO’n (KFOR’in) si paqeruajtësin e vetëm të shtetit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Milovan Drecun ka thënë se FSK-ja është mjaft e armatosur pasi disponon mjaftueshëm helikopterë dhe automjete të blinduara.

Ndër të tjera, Drecun shtoi se "Instruktorët e NATO's janë duke i trajnuar ushtarët e FSK'së për shumë vite kështu duke përgatitur terenin për formimin e një ushtrie të ardhshme". /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori