SPMK reagon ndaj deklaratës së Gërxhaliut
Komiteti Drejtues në mbledhjen e rregullt të mbajtur në mes pikave të tjera shqyrtoj edhe prononcimin e kryetarit të Odës Ekonimike të Kosovës Safet Gërxhaliut, i cili i ka fyer rëndë të gjithë punetorët e Kosovës në mesin e tyre edhe shumë punëtorë të industrisë, të cilët pa fajin e tyre sot bredhin rrugëve të Kosovës pas proqesit të privatizimit.

Sipas Sindikates se Pavarur te Metaliste te Kosoves, Safet Gërxhaliu i pari i bizneseve në Kosovë nuk ka menduar mirë ose është keq informuar nga antarët e vet se puntorët në Kosovë nuk janë duke punuar ose ata largohen nga puna prej punëdhënësit , se nuk e dojnë punen.

"Po ju përkujtojmë Safetit edhe të gjitha bizneseve se nuk bën të pasurohen në kurrizë të puntorëve duke i shkelur të drejtat e tyre. Po jua përkujtoj se vetëm për një vend pune kanë konkuruar 400 persona ose sot i mbajnë puntorët me nga 120 euro pagë në muaj, dhe shumë biznise punëtorëve nuk u paguajnë pagat për 5-8 muaj, e ndoshta disa edhe me vite të tëra.Shumë ndërmarrje bëjnë presion që mos të formohet Sindikata vetëm e vetëm që mos të kundërshtohet menaxheri apo që puntori të nëpërkëmbet. Këso raste për fat të keq kemi shumë në Kosovë.

Sindikata Industriale kërkon nga Safet Gërxhliu dhe të tjerët nga qeveria që të kërkojne falje publike dhe të apelojnë te bizniset që mos të shkelin të drejtat më elementare ligjore të puntorëve në Kosovë siq është:
- Kontrata e Punës
- Pagat e dinjitetshme
- Respektimi i orarit dhe kushteve të punës etj.

SPMK-Sindikata Industriale që nga fillimi i privatizimit ka kundërshtu metoden e privatizimit të ndërmarrjeve Industriale, duke apeluar te faktorët relevant që të ruhen ndërmarrjet industriale, me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës për ruajtjen e kuadrit tekniko-teknologjik, të krijuar me mund dhe sakrifica në të kaluarën, që këto provoja të barten edhe te gjenerata e re, të cilët sot për shkak të mëungesë së vendeve të punës, gjegjësisht për shkak të mbylljes së këtyre ndërmarrjeve ata janë të dertyrar të largohen nga Kosova për një perspektivë ma të mirë"- thote SPMK.

Oda Ekonomik e Kosovës dhe Partit Politike por edhe intelektualet e nirëfillt ekonomiko-juridik kanë heshtur në këtë drejtim edhe para faktorit të atëhershëm ndërkombëtar, por edhe para faktorit vendor pasi që proqeset e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike po vazhdojnë në dëm të popullatës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2013, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori