Spiunët serbë marrin në pyetje policat e Kosovës
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë probleme gjatë kalimit të tyre në Serbi, nëpërmjet pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti shqiptar po ndalohen në kufi nga agjentë të shërbimit sekret të Serbisë, BIA, dhe po merren në pyetje për orë të tëra, ndërsa kjo nuk po ndodhë edhe me pjesëtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës.

Lajmin për kallxo e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se kanë informacione që policët e Kosovës po hasin në telashe të tilla.

“Zyrtarisht është e vërtetë, pra kanë telashe, kemi dëgjuar. Por nuk mund të përgjigjemi zyrtarisht sepse nuk është niveli i jonë ajo sepse ne përgjigjemi vetëm për nivelin lokal”, tha Hashani.

Ditë më parë, një pjesëtar serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës qe ndaluar për disa orë nga autoritetet serbe në njërën prej pikave kufitare Kosovë- Serbi dhe më vonë qe liruar.


Shtuar më 10/05/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori