Spitali i Gjilanit tregon gjëndjen e të aksidentuarëve
Rreth 20 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit të sotëm të shkaktuar nga një kamion në Gjilan, shkruan Albeu.com

Deri më tani dihet për një person të vdekur dhe disa të tjerë në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka njoftuar se 16 prej të lënduarve po trajtohen në spitalin e Gjilanit ndërsa dy të tjerë me plagë të rënda janë referuar për në QKUK. Hajrullahu konfirmoi gjithashtu se mes të lënduarve nuk ka fëmijë.

"16 paciente janë te ndalum ne spitalin e Gjilanit. 2 persona janë referuar për në QKUK me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje në tru. Edhe një personi tjetër i lënduar po pritet me u transportu në QKUK nga Spitali i Gjilanit. Shumica e te lënduarve tjerë kane fraktura trupore. Ne mesin e te lënduarve nuk ka fëmijë", ka thënë Hajrullahu.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

"Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore", ka thënë Hashani. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori