Spektakli politik i Beogradit me gjuhën shqipe
Pëlqej
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës, Riza Halimi ka akuzuar zyrtarët e lartë serbë se po luajnë me gjuhën shqipe dhe me nxënësit shqiptarë në Luginë.

Ai tha se nxënësit shqiptarë po e nisin shkollën shumica pa tekste mësimore dhe pa kushtet më elementare për të zhvilluar orë të mirfillta shkollore.

Halimi ka akuzuar qeverinë e Serbisë, ministrin serb të Arsimit, si dhe Trupin Koordinues arsimor për Preshevësn, Medvegjën dhe Bujanovcin, që ka marrë përsipër ta zgjidhë ngërçin e krijuar.

Riza Halimi ka shtuar se Lugina e Preshevës nuk ka as përkrahejn e Tiranës dhe as të Prishtinës dhe se po diskriminohet nga Beogradi zyrtar, i cili luan "spektakël politik" me nxënësit shqiptarë dhe me shkollën shqipe.

"Në kuadër të farsës së njohur politike, qeveria e Serbisë po trumpenton se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë asnjë problem dhe se do tiu respektohet e drejta, siç është sanksionuar në Kushtetutë. Në kuadër të këtyre lojërave dhe spektakleve politike, në ditën e parë të shkollës, nxënësve shqiptarë iu jepen çanta të zbrazëta nga ministri Verbiç", thote mes tjerash Halimi ne nje kumtese.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka akuzuar edhe kryeministrin Vuçiç, duke thënë se ka dhënë premtime boshe për pajisjen me libra dhe e quajti po ashtu absurde thënien e Vuçiç në Kuvend, ku i kushtëzoi nxënësit shqiptarë me pagimin e rrymës elektrike./albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori