Specialja javën tjetër e gatshme për aktakuza
Dhomat e Specializuara mund të jenë të gatshme edhe ligjërisht që t’i pranojnë akuzat e para brenda shtatë ditëve nëse Gjykata Kushtetuese e shpall pozitiv aktvendimin në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuaraRregulloresProcedurës dhe të Provave.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese pritet që sot, në orën 12:00, ta shpallë aktvendimin mbi Referimin e RregulloresProcedurës dhe të Provave të rishikuara.

Shqiptimin e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuaraRregulloresProcedurës dhe të Provave, miratuar nga gjykatësit e Dhomave të SpecializuaraKosovës, do ta bëjë kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të SpecializuaraKosovës, gjykatësja An Pauwr-Ford.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00 në ndërtesën e Dhomave të SpecializuaraKosovës në Hagë.
Shtuar më 28/06/2017, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori