Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Specialja e akuzoi për trajtim mizor dhe torturë, ish-kreu i UÇK-së shpallet i pafajshëm
Ish-kryetari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Specialja.

Në fjalimin e tij, Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se ai është i pafajshëm.

“Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish epror i UÇK-së,duke besuar thellë në betimin UÇK-së, duke qenë i bindur thellë se lufta për liri e UÇK-së, ka qenë e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme. Sepse okupimi i gjatë fashist me përmasa gjenocidale i Millosheviqit, si dhe pas luftërave të përgjakshme te këtij kasapi në Bosnjë, mua dhe popullit tonë nuk na kishe lënë shumë zgjidhje. Ose të jemi të përndjekur, pa athe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme që kulmoi me luftën e UÇK-së, për liri , pavarësi e shtet demokratik”, tha ai.

Ai ka thënë UÇK nuk ka qenë kurrë organizatë terroriste.

“Duke besuar në moralin, dhe bindjet e mija , duke respektuar shtetin, duke qenë thellë i bindur se UÇK kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste, apo bande kriminale por ushtri çlirimtare që lindi nga populli, duke derdhur edhe gjakun e vajzave dhe djemve, është bërë gur-themel i lirisë që ne sot e gëzojmë. Duke dashur të besoj se këto dhoma te specializuara nuk do të influencohen nga politika, qoftë vendore apo ndërkombëtare, duke dëshiruar që armiqtë tanë nuk do ta përdorin këtë Gjykatë Speciale kundër neve, duke përbuzur ata individë që për interesa të tyre po godasin themelet e lirisë tonë, luftën e drejt të UÇK-së. Unë deklarohem i pafajshëm”, shtoi ai.

Mustafa përmendi edhe krimet që serbët kanë kryer në Kosovë, duke kërkuar që këto krime të zbardhen sa më shpejtë.

Kujtojmë se Mustafa u akuzua për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Shtuar më 28/10/2020, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori