Veteranët dalin në protestë
Pëlqej
Organizata e VeteranëveLuftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se sot do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 13:00.

Kujtojmë se së fundi në opinion është ngritur tema e veteranëve të rremë dhe atyre që përfituan jashtëligjshëm nga ky status.
Shtuar më 26/09/2018, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori