Sot vendoset për "terroristët"
Pëlqej
Sot Gjykata e Prishtinës do të vendosë nëse do ta vazhdojë apo jo paraburgimi për personat e arrestuar nën dyshimin për terrorizem.

Prokurori i çështjes caktoi herën e parë paraburgim për 40 persona, ndërsa 6 prej tyre i dërgoi në "arrest shtëpiak", raporton Zëri.

Sipas prokurorit, ndaj 38 personave ekziston rreziku që të fshihen me qëllim që t’i shmangen ballafaqimit me drejtësinë.

Shumica nga të pandehurit dyshohen se kanë qenë në luftën në Siri përkrah organizatave terroriste “ISIS” e “Al-Nusra”.

Sot do të vendoset nëse do të vijohet masa e paraburgimit për shumë persona apo do të merret ndonjë masë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori