Sot vendimi për imamët e arrestuar?
Pëlqej
Për 15 imamë, të arrestuar ditën e mërkurë, të cilët dyshohen se kanë vepruar kundër rendit kushtetues dhe mund të kenë cënuar sigurinë e Kosovës, pritet vendimi te jepet sot.

Vendimi për ta pritet të merret ditën e sotme, pasi ata nuk u nxorrën përpara Gjykatës gjatë ditës së djeshme.

Avokati Mahmut Halimi, mbrojtës i imamit Enis Rama u shpreh se seanca u shty për 24 orë, pasi prokuroria donte kohë të përgatisë pretencën.

Ai ka shtuar se deri më tani kanë marrë vesh se mund të caktohet masa e paraburgimit për 48 orë.

Avokati Sevdali Zejnullahu, mbrojtës i Shefqet Krasniqit, tha se vendimi, i cili është premtuar që do të merret të sot ( e enjte) është vazhdimësi e faktit se imamët po përndiqen penalisht padrejtësisht nga shteti.

“Gjatë deklaratës që e kemi dhënë, jemi deklaruar unë dhe klienti im, i cili po ashtu i ka kundër-argumentuar të gjitha ato, pothuajse të gjitha që janë kryer prej hetuesve, por për çudi prokuroria po të njëjtën kohë nuk ia ka dhënë vetes afatin për t’i verifikuar përgjigjet e tij dhe në njëfarë forme kjo është shqetësimi ynë si mbrojtje”, është shprehur Zejnullahu./albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori