Sot vendimi ndaj të dyshuarve për terrorizëm
Gjatë ditës së sotme pritet që të merret vendimi për pesë të dyshuarit për terrorizëm që u arrestuan të shtunën afër liqenitBadovcit. Të dyshuarit mbrëmjen e djeshme janë marrë në pytje nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Bajram Tmava avokat Milazim Haxhiajt ka thënë pas seancës se nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij në veprat për të cilat ngarkohet. Sipas tij, klienti i tij është mysliman i devotshëm dhe siç i ka deklaruar atij nuk do bënte keq askujt. Të arrestuar janë edhe Enis dhe Besnik Latifi si dhe Gazmend Halilaj dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk është publikuar ende.

Ndërkohë avokatja mbrojtëse e Enis Latifit, Sabrije Jashari, e cila fillimisht tha se Policia ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve, pranë liqenitBadovcit më vonë ka thënë se kjo nuk është e vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2015, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori