Sot varroset dëshmitari X
Familjarë të dëshmitarit X, Agim Zogaj, i cili bëri vetëvrasje të hënën e kësaj jave në mbrëmje në Duisburg të Gjermanisë kanë njoftuar sot se kufoma e tij është sjellë në Kosovë.

Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prizren.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.

Një zyrtar federal gjerman i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën “X”, ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

“Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje”, ka thënë ky gjerman në kushte anonimiteti.

Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.
Shtuar më 01/10/2011, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori