Kukësi vuan por fiton në sekondat e fundit (VIDEO)

Kukësi ka marrë një fitore shumë të vuajtur në “Elbasan Arena”, ndaj Luftëtarit, të cilët i mposhtën me rezultatin 2-1, vetëm në fund të takimit.

Ndeshja nisi mirë për verilindorët, që e panë veten në avantazh që në minutën e 8’, falë një goli të shënuar nga Gavazaj.

Edhe pas këtij goli, të besuarit e Shehit patën disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën të finalizojnë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me raste të rrezikshme.

Në minutën e 67’, Luftëtari fiton një penallti dhe pranë topit shkon Mehmetllari, i cili tregohet shumë i saktë dhe vendos baraspeshën.

Pas këtij goli, ndeshja u bë më e luftuar, teksa verilindorët e arritën fitoren vetëm në fund, falë golit të Abazajt.


Shtuar 3.06.2020 17:12