Sot shfaqet bakllavaja gjigande në Prishtinë
Pëlqej
Pak ditë para se të nisë Muaji i Ramazanit, sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllava gjigante.

Bakllavaja, e cila do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës, do të shërbehet sot nga ora 14:00 në sheshin “Nënë Tereza”, transmeton Magazina.al.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Qëllimi i organizatorëve është që viteve të tjera të bëjnë bakllavanë edhe më të madhe që ta thyejnë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.


Shtuar më 14/05/2018, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori