U shpall e humbur dy ditë më parë, gjenden sende vetjake të 56-vjeçares anës lumit Vjosë

Një 56-vjeçare me probleme mendore u shpall e zhdukur dy ditë më parë nga policia pas kallëzimit të bërë nga familjarët e saj.

Mesditën e sotëm, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L.K.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, ndërsa pritet edhe mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com