Sot seanca e radhës për Aulon Zekën
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së të miturit Aulon Zeka.

Në seancë parashihet të dëgjohet një dëshmitar, i cili ishte paraparë të dëgjohej edhe seancën e kaluar por nuk ishte paraqitur në Gjykatë.

Në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës po gjykohen dy persona të mitur.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë.

Ndërsa, më 15 dhjetor 2017 para Pallatit të Drejtësisë u protestua dhe u kërkua drejtësi për të.
Shtuar më 09/03/2018, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori