Sot rivarroset Kolonel Krasniqi dhe Jakupi, detajet e ceremonisë
Republika e Kosovës ka pranuar dje nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Me rastin e rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit sot nga ora 10:00-12:00 do të mbahen homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Akademi përkujtimore mbahet në teatrin Kombëtar nga ora 12:30 deri në 13:30. Ndërsa rivarrimi bëhet në varrezat e dëshmorve në Prishtinë nga ora 14:00.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.


Shtuar më 21/09/2018, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori