Update- Po vazhdon sot procesi gjyqësore kundër
Fatmir Limajt dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte, të njohur si
rasti “Kleçka”.
Para trupit gjykues është duke dëshmuar, dëshmitari i mbrojtur, i identifikuar me shkronjën “A”, raporton KTV. Ai nuk ka pranuar të jetë dëshmitar i prokurorisë. Megjithatë ka thënë se do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit.
Rigjykimi i këtij
rasti ka nisur javën e kaluar dhe të akuzuarit në seancën e parë ishin deklaruar të pafajshëm.
Për këto akuza
Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe nga
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, por ai u kthye në rigjykim nga
Gjykata Supreme, e cila ka pranuar si prova materiale edhe dëshmitë e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari “X”, të cilat, në gjykimin e kaluar ishin shpallur si të papranueshme. /albeu.com/
.................
09.30 Sot rreth orës 10:00 në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të dëshmojë dëshmitari me kodin "A", në rigjykimin e rastit "leçka".
Rast, në të cilin është i prefshirë ish-komandanti i UÇK-së,
Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij. Epoka e Re shkruan se, avokati mbrojtës i
Limaj, Tomë Gashi, ka thënë se pala mbrojtëse pret nga të gjithë dëshmitarët ta thonë vetëm të vërtetën.
"Strategjia e mbrojtjes së
Fatmir Limajt është të dëshmohet e vërteta dhe vetëm e vërteta", ka thënë Gashi./albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013,
ora 13:29