Sot rifillon qarkullimi i trenave në Kosovë
Një prej mjeteve më kryesore të transportit nuk ka qenë në dispozicion për qytetarët për rreth dy muaj.
Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimilinjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Politika, se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë sot.

“Po mund tu konfirmoj se nesër në ora 16:00 edhe zyrtarisht do të jemi bashkë për të rifilluar qarkullimi i trenit”, ka thënë ministri Lekaj.
Qarkullimi i trenavelinjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.
Shtuar më 01/10/2017, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori