Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Sot rifillojnë gërmimet në Rudnicë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kërkimet e mëtejshme për gjetjet e mbetjeve mortore në Rudnicë të Serbisë do të rifillojnë sot.

Këto punime u ndërprenë nga pala serbe mujain e kaluar, duke arsyetuar se nuk kanë fonde të mjaftueshme për të kryer gërmime.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj ka akuzuar palën serbe, si përgjegjëse kryesore se përse u ndalën gërmimet në Rudnicë.

Ai ka shtuar se në rast se pala kosovare nuk do të reagonte, me siguri që gërmimet mund të mos nisnin fare.

Varreza masive në Rudnicë është komentuar shpesh edhe nga mediat e huaja, duke e konsideruar atë si një nga varrezat më masive që mund të jetë gjendur ndonjëherë në Serbi.

Dyshohet se në të gjenden së paku 300 trupa shqiptarësh, të ekzekutuar nga ushtria serbe gjatë luftës së Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori