Sot ratifikohet marrëveshja e Brukselit
Sot në Kuvendin e Kosovës pritet që të miratohet Ligji për ratifikimin e marrëvesjes së arrritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë proces kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në funksion të saj është takuar me lider politikë të Kosovës me të cilët ka rënë dakord që të ratifikohet marrëveshja.

“Ratifikimi do të jetë tanimë edhe më i lehtë, edhe për deputetët, sepse ajo marrëveshje, ai vendim i drejtë, tani reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve kudo në Kosovë, në veçanti në veri. Tani kur kjo marrëveshje ka filluar së implementuari, Kosova dhe institucionet e saj do t’i kryejnë obligimet që i kanë karshi kësaj marrëveshje", ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Policia dhe doganierët e Kosovës kanë filluar të lëvizin pa probleme në pikën kufitare Nr.1, kurse shumë shpejt pritet që kjo të ndodhë edhe në pikën kufitare Nr.31. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2013, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori