Sot, raporti i Uilliamsonit. A ka patur trafik organesh?!
Sot rreth orës 10.30 minuta, prokurori amerikan
Clint Uilliamson pritet të japë një konferencë për mediat në Bruksel.
Uilliamson do të bëjë publike raportin për
krime lufte në Kosovë, të hetuara nga Dick Marty.
Sipas raportimeve të deritanishme të të gjitha mediave, Uialliamson pritet të mos drejtojë akuza për trafik
organesh, por vetëm për
krime të luftës.
Clint Uilliamson deri më tani ka vizituar Tiranën, Prishtinën dhe Beogradin, ku është takuar me funksionarë të lartë të shtetit, mes tjerash edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeprokurorin serb për krimet e luftës, Vekariç. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014,
ora 09:45