Sot, deputetët e Republikës së Kosovës, për herë të dytë brenda dy muajve do të provojnë të zgjedhin
kryetarin e
Kuvendit.
Edhe këtë herë, të dy blloqet, si PDK-ja, ashtu edhe LAN, tashmë së bashku me Vetëvendosjen shkojnë në Kuvend pa një marrëveshje të qartë politike.
Sipas vendimit që dha Gjykata Kushtetuese, PDK-ja do ta propozojë
kryetarin e
Kuvendit, shkruan Epoka e Re.
Nominimi i PDK-së është bërë tani me dije dhe ai është Arsim
Bajrami.
Ndërkaq, paqartësi ka edhe nga kampi LDK-AAK-NISMA, ndërsa Ramush Haradinaj ka thënë se ngërçi politik do të zgjidhet brenda parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014,
ora 09:12