9 gola në 9 ndeshje, Milan dhe Inter “piketojnë” sulmuesin e e Genk

Nëntë gola në nëntë ndeshje në Jupiler League, një gol çdo 71 minuta. Në total që nga fillimi sezonit ka shënuar 11 herë dhe rikujtojmë që sezonin e kaluar shënoi 35 herë, Paul Onuachu ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve.

Një sulmues me një lartësi prej 202 cm të gjatë, me një prezencë fizike gjigande përballë portës , është gjithmonë një kërcënim për portën e kundërshtarit.

27-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Milanos ku po shikohet si një mundësi për repartin ofensiv.

Vlera e kartonit të sulmuesit nigerian sot varion tek shifra 20/25 milion euro.

Në ndjekje të Onuachu është dhe Atletico Madrid. /albeu.com


Shtuar 13.10.2021 15:45