Nis protesta e BSPK
Update- BSPK-ja ka nisur protestën e saj për të kërkuar kushte më të mira pune në sektorin publik dhe privatë. Nën moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve” protesta e tyre nisi me pjesëmmarjen e 100 punëtorëve në sheshin “Nënë Tereza“.

Kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se “nëse kërkesat nuk përmbushën, BSPK-ja do të merr hapat, të cilët deri ë matsh nuk i ka ndërmarr”

“Trepça është e jona”, “Zgjohuni inspektorë të punës” janë disa nga parullat e protestuesve. /albeu.com/


..................

09.56- Punëtorët, të papunët, studentët, shoqëria civile dhe pensionistët do të protestojnë sot në Kosovë me moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve”.

Me iniciativë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, protesta do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza“ në Prishtinë dhe fillon në ora 11:55 minuta.

Përmes kësaj proteste, BSPK -ja kërkon zbatimin e ligjeve për të drejtat e punëtorëve

"Kërkojmë miratimin e ligjit për pensionistët, kërkojmë pranimin e stazhit të punës për vitet 1990 – 1999, kërkojmë krijimin e fondit social për punëtorët, që privatizimi i la papunë si dhe kërkojmë funksionimin e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për 20 për qind nga privatizimi i ndërmarrjeve”, thuhet në njoftimin e BSPK-së. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori