Protestuesit: Të shqyrtohet mandati i EULEX-it
Update- Ka përfunduar protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta, në mbrojtje të ushtarëve të UÇK që po dyshohen nga EULEX për krime lufte.

Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka bërë me dije se kjo protestë nuk është kundër faktorit ndërkombëtar, por kundër EULEX-it, i cili sipas tij po e njollos luftën e UÇK-së.

Jashari u ka bërë thirrje liderëve të shtetit, presidentes Atifete Jahjaga, kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit dhe kryeministrit Hashim Thaçi që ta shqyrtojnë seriozisht mandatin e EULEX

Organizatorët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime tjera për mbrojtjen e luftës dhe ushtarëve të UÇK’së. /albeu.com/


..........................

12.00 Mijëra protestues kanë arritur në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Protestuesit vazhdojnë të brohorasin "UÇK", "Sami Lushtaku", "Poshtë EULEX-i", "Liri për Çlirimtarët", etj.

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i veteranëve të UÇK-së, duke përfshirë edhe qytetarë të shumtë, shkruan Indeksonline.
Protestuesit janë mbledhur afër Pallatit të Rinisë, dhe sapo kanë nisur marshin drejt EULEX-it. /albeu.com/



..............

09.18- Për akuzat dhe arrestimet e disa ish-komandantëve të UÇK-së nga EULEX-i, sot do të protestojnë disa organizatat të dala nga lufta. Protesta do të nisë në orën 11.30 në Parkingun e Pallatit të Rinisë.

EULEX-i ditë më parë ka arrestuar në akuzën për krime lufte, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandantin e brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar për krime luftë ndaj civilëve, transmeton “Express”.

Ndërsa është dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998.

Sot pritet që avokatët mbrojtës t’i drejtohen gjykatës, duke ushtruar ankesë në vendimin e saj për arrestin shtëpiak. /albeu.com/
"Mos ma gjykoni lirinë"

Shtuar më 27/05/2013, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori