Shkarkimi, Meta depoziton padi në prokurori! Çfarë pretendon presidenti (FOTO LAJM)

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka çuar në Prokurori Kuvendin pasi sipas tij, ka falsifikuar provat shkresore të depozituara në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë gjë e bëri të ditur më herët gjatë ditës edhe përfaqësuesi i tij ligjor, gjatë një konference për mediat.

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, shkruan Meta në Facebook.

Gjykata Kushtetuese mbylli pasditen e së hënës shqyrtimin dhe dëgjimin e palëve për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit. Pas përfundimit të seancës, përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj akuzoi Kuvendin për manipulim të provave.

“Sot u mbyll seanca e iniciuar pa të drejtë nga Kuvendi. U provua që Kuvendi depozitoi prova të manipuluara vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh me Presidentin, imagjino çfarë duhet të mendojmë ne si qytetarë”, ka njoftuar Meta.

Kushtetuesja pritet të japë një vendim brenda 30 ditëve të ardhshme./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 14:03