Sot protesta e Opozitës, kërkohet rrezimi i Qeverisë
Sot mbahet protesta e paralajmëruar prej javësh nga tri partitë opozitare për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, si dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që opozita konsideron ta kenë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, disa herë radhazi, nëpërmjet konferencave për shtyp, prononcimeve për mediet e intervistave, kanë paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Opozita e bashkuar e ka përsëritur vazhdimisht mungesën e legjitimitetit të koalicionit qeverisës pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

Marshi protestues i partive opozitare nis nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2016, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori