Sot pritet vendimi i gjykatës për Enver Hasanin
Pëlqej
Sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare në gjykimin e Enver Hasanit për librat e përkthyera të UP-së.

Në gjykimin e ish-rektorit të UniversitetitPrishtinës Enver Hasani për librat e përkthyera nga anglishtja për studentët e këtij universiteti, sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare.

Në këtë proces gjyqësor Enver Hasani, Albert Rakipi e Hakif Veliu akuzohen për mashtrim në lidhje me tenderin për përkthimin e librave.

Në seancën e kaluar të këtij gjykimi të zhvilluar të martën, dëshmoi rektori aktual i UniversitetitPrishtinës Marjan dema.

Dema për kontratën në lidhje me përkthimin e librave që iu dha ISN-së nga Tirana e bëri fajtor Enver Hasanin, ndërsa foli për takime nëpër restorante në të cilat edhe vetë mori pjesë, ndërsa në to sipas Demës u vendos kujt t’i jepet tenderi.
Shtuar më 13/10/2017, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori