Sot përkujtohet Dita e të Pagjeturve në Kosovë
Sot është dita e Ditës së PersonavePagjetur të Luftës. Kuvendi i Kosovës mban sot një seancë plenare kushtuar 27 Prillit, për fatin e personavepagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë lufts në Kosovë mijëra shqiptarë, përfshi të moshuar, gra dhe fëmijë, u vranë nga policia dhe ushtria serbe, u barten me kamionë dhe u varrosen nëpër varreza masive në Seri, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit.

Akoma përgjegjësit e kësaj tragjedie nuk kanë dalë para drejtësisë, ndërkohë që disa prej tyre ende mbajnë pozita në institucionet e Serbisë. Sipas shifrave zyrtare, janë edhe mbi 1,600 persona nga Kosova, shumica civilë shqiptarë, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Pas seancës, po në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, është paralajmëruar të zbulohet një përmendore dedikuar personavepagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori