Sot organizohet Epopeja e Dukagjinit
Sot bëhen 21 vjet të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të KosovësGllogjan të Decanit.

Në mëngjesin e 24 marsit të vitit 1998 forca të mëdha të armikut ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së.

Djali i tretë i kësaj familje Luan Haradinaj ishte ndër të parët që kishte rënë në altarin e lirisë.

Gjatë luftimeve të zhvilluara në Gllogjan, më 24 mars të vitit 1998 ranë dëshmorë Gazmned Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.

Për të shënuar këtë ditë, në organizim të Qeverisë së Kosovës do të zhvillohen disa aktivitete.

Nga ora 10:00 – 12:00, do të bëhen homazhet në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 12:00, do të mbahet një akademi përkujtimore.

Në kuadër të manifestimit, do të mbahen edhe aktivitete sportive në shah, boks, futboll dhe aktivitete të tjera në kujtim të luftës çlirimtare, e njëherit do të përkujtohet edhe 20 vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO-s.
Shtuar më 24/03/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori