Vodhi në banesën e babait të tij kasafortën me mijëra euro dhe paund, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.

Policia bën me dije se shtetasi E.S vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës material u sekuestruan një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

“Në kuadër të operacionit policer të koduar “Kasaforra” u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Albeu.com.


Shtuar 13.05.2023 10:36