Serbia dorëzoi 12 trupat e shqiptarëve
Mbetjet mortore të 12 personave të identifikuar që u gjetën në Rudnicë të Rashkës në Serbi, iu dorëzuan sot autoriteteve në Kosovë.

Ceremonia e dorëzim – pranimit, u bë në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në prani të familjarëve dhe me nderime nga trupat e FSK-së. Ndërkohë Serbisë i janë dorëzuar mbetjet mortore të tre serbëve të gjetur në Kosovë.


11:00 - Sot nga Rashka e Serbisë do të riatdhesohen 12 trupa shqiptarësh.

Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha se të hënën do të riatdhesohen nga Serbia për në Republikën e Kosovës, përmes EULEX-it, mbetjet mortore të 12 personave të identifikuar, nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Rudnicë, të Rashkës (Serbi).

Kalimi i trupave do të bëhet në pikën kufitare të Merdarës, diku nga ora 14.00. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2014, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori