Konstituohet Komisioni për Arsimin, Shkencën dhe Inovacionin

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur sot gjatë ditës mbledhjen konstituive, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Arban Abrashi.

Gjatë mbledhjes, që kishte karakter informues dhe koordinues, Abrashi paraqiti fushëveprimtarinë e komisionit.

Gjithashtu diskutimi vazhdoi me anëtarët e tjerë të komisionit për çështje dhe ligje që i përkasin MASHTI-it, e të cilat, siç u tha, duhet shtyrë tutje, deri në arritjen të rezultateve sa më të mira, që nga arsimi parafillor deri tek arsimi i lartë.

Komisioni u dakordua që në mbledhjen e radhës të bëhet hartimi i planit të punës, për të vazhduar më pas angazhimin tek mekanizmat tjerë, siç janë: takimet e akterëve relavantë dhe angazhimet e ekspertëve.

Anëtarët e Komisionit deklaruan se do ta maksimizojnë rolin e tyre të bashkëpunimit dhe veprimit, lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë që iu takojnë në Komision.


Shtuar 25.02.2020 14:04