Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së
Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e
vdekjes së
Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të
Skënderbeut, sot zhvillohen një seri aktivitetesh.
Aktivitetet fillojnë më homazhe te shtatorja e
Skënderbeut, për të vazhduar me akademin kushtuar 550 vjetorit të
Skënderbeut me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së
Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.
Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.
Edhe Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ne sheshin kryesore para zyres se kryetarit Haziri.
Nderkaq Muzeu i
Kosovës, në përvjetorin e 550 të
vdekjes së Gjergj Kastriotit me nismën e “Museum Illyricum” – Zvicër, organizojn ekspozitë me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet ’30-ta.
Shtuar më 17/01/2018,
ora 08:09